NATO mesazh solidariteti për Turqinë

NATO mesazh solidariteti për Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet e NATO-s janë në solidaritet të fortë me Türkiye-n për shkak të tërmeteve që ndodhën, transmeton Anadolu.

Stoltenberg e nisi konferencën e tij për media për Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të mbahet në Bruksel më 14-15 shkurt duke iu referuar tërmeteve në Türkiye.

“Mendimet tona janë me popullin turk”, tha Stoltenberg duke shtuar se vendet anëtare të NATO-s dërguan në Türkiye shumë punonjës të ndihmës si oficerë kërkim-shpëtimi, zjarrfikës, punonjës shëndetësorë dhe ekspertë të tërmeteve.

Kreu i NATO-s theksoi se vendet e NATO-s do të ofrojnë mbështetje të ndryshme strehimi për Türkiye-n. “Ne jemi në solidaritet të fortë me aleatin tonë Türkiye-n”, tha Stoltenberg.

MARKETING