Lajme pozitive për Galtier, Mbappe rikthehet në stërvitje

Lajme pozitive për Galtier, Mbappe rikthehet në stërvitje

Pas humbjes me Monaco, PSG ka zbritur menjëherë në stërvitje, pasi skuadra ka nisur përgatitjet për takimin e Champions League përballë Bayern Munich.

Lajmi më pozitiv në shtëpinë e kampionëve të Francës është rikthimi i Kylian Mbappe në stërvitje.

Sulmuesi fillimisht ka punuar i diferencuar nga pjesa e tjetër e grupit dhe pritshmëritë janë që Mbappe të jetë në fushën e lojës ndaj bavarezëve.

Kylian u dëmtua në takimin ndaj Montpellier, ndërsa rikthimi i tij jep shumë shpresë skuadrës së Galtier, pasi PSG ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit, në Kupë përballë Marseille dhe kampionat ndaj Monaco.

MARKETING