Ukraina: Mbi 800 rusë po i vrasim përditë

Ukraina: Mbi 800 rusë po i vrasim përditë

Ushtarët rusë po vdesin në numër më të madh gjatë shkurtit, sesa në çdo periudhë tjetër luftimesh në Ukrainës, sipas të dhënave ukrainase, raportoi BBC-ja të dielën.

Autoritetet ukrainase thanë se 824 ushtarë rusë po vriten çdo ditë të shkurtit. Këto shifra s’i kanë mohuar autoritetet të inteligjencës britanike që thonë se mund të jenë reale.

Ukraina tha se ky shtim i rusëve të vrarë po ndodh në kohën kur Rusia po pretendon se ka nisur një ofensivë masive.

“Trupat tona po e zmbrapsin ofensivën shumë fuqishëm. Ofensiva që ata e planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata e imagjinuan”, deklaroi Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes së Ukrainës.

Javën e kaluar, ministi në largim i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se po prisnin një ofensivë të re ruse nga 24 shkurti, në datën kur shënohet njëvjetori i nisjes së agresionit rus.

Aktualisht, luftime të ashpra po zhvillohen rreth Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, ndërsa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se Rusia ka pushtuar vendbanimin Krasna Hora.

MARKETING