Nxirret gjallë pas 147 orë nën rrënoja vajza 10-vjeçare

Nxirret gjallë pas 147 orë nën rrënoja vajza 10-vjeçare

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua në provincën Hatay të Turqisë, 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin.
“Jam shumë pis, më çoni në banjë”, ishin fjalët e para të vajzës.
Një tjetër i mbijetuar, një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u shpëtua nga rrënojat e një pallati 6-katësh në të njëjtën provincë, të dielën.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur mbi 28 000.

MARKETING