Turqi, shpëtohet një inxhinier i ndërtimtarisë 101 orë pas tërmetit

Një inxhiner 30-vjeç i ndërtimtarisë u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese sot, ditën e pestë që kur vendi u trondit nga tërmeti katastrofal, i cili la mbi 18 mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të lënduar, raporton Anadolu.
Hikmet Yiğitbaş u shpëtua në rrethin Antakya në Hatay, pasi kaloi 101 orë nën rrënoja.
Personeli i ekipit të shpëtimit Mustafa Aydın bisedoi me Yiğitbaş gjatë përpjekjeve të shpëtimit dhe i kishte premtuar se do ta përqafonte pasi të nxirret, premtim të cilin e mbajti.
Të paktën 18.342 njerëz humbën jetën dhe 74.242 të tjerë u lënduan në dy tërmetet e fuqishme me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që tronditën Türkiye-n jugore të hënën, njoftoi sot agjencia e vendit për menaxhimin e fatkeqësive.