(VIDEO) Para dhe pas tërmetit në Turqi, imazhet satelitore tregojnë shkallën e dëmit
Imazhet satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies, ilustrojnë më së miri dëmet e shkaktuara në Turqi nga tërmeti që goditi këtë vend gjatë të hënës.
Pas dhe pas tërmetit shfaq pamjet në Islahiye në jug të vendit, ku tregohet qartë shkalla e dëmit, transmeton Telegrafi.
Imazhet e para janë shkrepur më 4 tetor të vitit të kaluar, kurse të dytat janë bërë sot.
Një sërë ndërtesash janë shembur plotësisht, derisa tjerat janë rrënuar pjesërisht dhe mbuluan rrugët me rrënoja.
Në anën tjetër, autoritetet turke kanë njoftuar pak çaste më parë se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 6.300.
Prej tyre 4.554 në Turqi, kurse në Siri janë 1.782. E numri i të lënduarve nga tërmeti vlerësohet të jetë në dhjetëra mijëra. /Telegrafi/
We will be activating our Open Data Program (https://t.co/KG4Ln7Gvck) for the powerful #earthquakes in #Turkey and #Syria. Please stay tuned for that notification. Seen here is another before (Oct 4, 2022) and after (Feb 7, 2023) view of #Islahiye, Turkey and the destruction. pic.twitter.com/jd8KakGRgb
— Maxar Technologies (@Maxar) February 7, 2023