Tërmeti shkatërrues në Turqi: Spitalet janë mbingarkuar, disa nga godinat janë të dëmtuara

Tërmeti shkatërrues në Turqi:  Spitalet janë mbingarkuar, disa nga godinat janë të dëmtuara

Pas tërmetit që tronditi Turqinë juglindore, spitalet në vend janë të mbingarkuar, ndërsa pacientët janë shtuar edhe nëpër korridore.

“Shumë spitale janë plot, por disa objekte kritike, duke përfshirë Spitalin Al Dana duhej të evakuonin pacientët pasi pësuan dëme të rënda nga tërmeti. Po kështu, Materniteti Idleb u detyrua të transferonte të gjithë të porsalindurit në një spital aty pranë”, njoftojnë autoritetet.

Kujtojmë se tërmeti goditi në orët e para Turqinë, duke shkaktuar më shumë se 240 viktima e qindra të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

MARKETING