(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” diskuton për peticion kundër Grubit, zëvendëskyeministri i thërret në “grupin ahmetist” të BDI-së

(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” diskuton për peticion kundër Grubit, zëvendëskyeministri i thërret në “grupin ahmetist” të BDI-së

Shkëndijat e tensioneve dy në grupet e BDI-së pritet të shtohen nëse pranohen dy ide që u dhanë gjatë një takimi që mbajtën drejtuesit e Grupit të Zjarrit me banorët në fshatin Luboten të Shkupit. Njëri prej drejtuesve të grupit, Izet Mexhiti ka njoftuar se u është propozuar të të mbahet një peticion i cili do të kishte mesazhin: ARTAN LARGOHU! Gjithashtu u është kërkuar mbajtja e një tubimi të madh ku do të kërkohej largimi i zëvendëskryeministrit të parë të vendit.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Të nderuar vëllezër e motra,

Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit.

Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide:

  1. Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU!
  2. Tubim të madh protestues!

Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!

Ndërkohë, nga Teraca Artan Grubi ka lëshuar deklarata të ashpra për Grupin e Zjarrit.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadash. Grup që lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluese, anti NATO, anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni Ali Ahmetit”

Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Ahmeti nga atje tha se  “Fronti pro-evropian” është një rast historik për gjeneratat e reja, ndërsa deklaroi se i takon gjeneratës që ka luftuar, që është burgosur  për mendimin ndryshe e për mendimin e lirë. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING