Zyrtare/ Arsenali rinovon me Martinellin, Arteta: Talent i madh

Zyrtare/ Arsenali rinovon me Martinellin, Arteta: Talent i madh

Arsenali zyrtarizon rinovimin me Gabriel Martinellin, sulmuesin e talentuar brazilian. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi londinez njofton zgjatjen e kontratës me 21-vjeçarin deri në vitin 2027.

Martinelli ka nisur sezonin e katërt me Gunners, dhe deri tani numëron 111 ndeshje. Rreth rinovimit të sulmuesit të majtë, trajneri Mikel Arteta deklaroi: “Jemi të lumtur që Martinelli firmosi një kontratë të gjatë.
Tifozët e dallojnë kualitetin dhe energjinë e tij sa herë që vesh fanellën e Arsenalit. Ai është i njëjti edhe në stërvitje, me punën e tij të palodhur dhe vlerat pozitive.

Gabi është ende i ri. Jemi të emocionuar të vazhdojmë të zhvillojmë talentin e tij të madh dhe mezi po presim ta shohim të performojë me Arsenalin në vitet e ardhshme”, deklaroi Arteta.

Arsenali po dominon Premier League këtë sezon dhe është në rrugën e duhur për fitimin e titullit. Pas Martinellit, drejtuesit e klubit duan të rinovojnë me Bukayo Saka dhe William Saliba.

MARKETING