Nuk dëshiron largimin e Ziyech, Chelsea i dërgon dokumente të gabuara PSG-së
“Telenovela” e lidhur me kalimin e Hakim Ziyech në Paris Saint-Germain është pasuruar me një kapitull të ri.
Siç raportojnë mediet britanike duket se ka lindur një problem që do të “hidhte në erë” gjithçka.
“Blutë” e Londrës dyshohet se kanë dërguar dokumente të gabuara në mënyrë të përsëritur duke shkaktuar vonesën e këtij transferimi, ndërsa merkato po mbyllej.
Këtë të mërkurë pritet që PSG të apelojë për këtë çështje dhe do të shohim nëse ky operacion mund të zhbllokohet.