(VIDEO) DASH: Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet dypalëshe

(VIDEO) DASH: Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet dypalëshe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe. Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, deklaroi DASH.

Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër. Shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Milkov më pas njoftoi se ambasadori i tyre do të qëndrojë në Sofje derisa, siç tha ai, të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Në ndërkohë, Ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov është rikthyer në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut në kapacitet të plotë.

MPJ-ja bullgare javën e kaluar e ka thirrur Angellovin në konsultime në Sofje për shkak të gjendjes serioze në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe eskalimilit të akteve të krimit nga urrejtja kundër tyre në muajt e fundit, dhe pas incidentit të fundit në të cilin u sulmua sekretari i klubit bullgar “Mbreti Borisi Tretë” në Ohër, Hristijan Pendikov.

“Qëllimi i konsultimeve është që të flitet për mundësinë e ndalimit të trendit të rrezikshëm të presionit të rritur ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe perspektivat për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve biaterale”, informuan nga MPJ-ja bullgare.

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut shprehi keqardhje për hapin e Sofjes që ta thirr në konsultime ambasadorin e saj në vend, Angell Angellov duke vlerësuar një hap të këtillë si të “pabazë, të pambështetura në argumente valide dhe joproporcional”. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING