Gjithçka e kryer, Jorginho transferohet te Arsenali
Jorginho do të jetë goditja e fundit e Arsenalit në merkaton e janarit.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja tashmë është arritur dhe janë vetëm duke u kryer dokumentet e nevojshme për kompletimin e transferimit.
Për italianin, liderët e Premierligës do të paguajnë rreth 12 milionë funte.
Një rol të vecantë për këtë transferim e ka luajtur Mikel Arteta i cili ka biseduar vetë me lojtarin.
Mbrëmë u bë e ditur se tashmë vizitat mjekësore për lojtarin janë të rezervuara.