Gara për titullin, Camavinga: Pesë pikë nuk janë asgjë

Gara për titullin, Camavinga: Pesë pikë nuk janë asgjë

Real Madrid e mbylli në barazim pa gola sfidën shtëpiake ndaj Real Sociedad, dhe tani ndodhet pesë pikë larg Barcelonës kryesuese. Gjithsesi, kjo distancë pikësh nuk e tremb Eduardo Camavingan, i cili ende beson te fitimi i titullit kampion.

20-vjeçari luajti si mbrojtës i majtë në takimin ndaj skuadrës baske. Në prononcimin për Movistar, mesfushori francez deklaroi: “Humbëm dy pikë, por kampionati është shumë i gjatë.

Duhet të mos e humbim besimin dhe të vazhdojmë përpara, pasi ndeshja e radhës është afër. Kampionati është i gjatë, mungojnë shumë ndeshje deri në fund.

Titulli? Nuk e them dot sot se kush do e fitojë kampionatin. Pesë pikë nuk janë asgjë. Ka shumë ndeshje, diferenca me Barcelonën është minimale.

Roli si mbrojtës i majtë? Kam luajtur në këtë pozicion edhe në Botëror. Detyra ime është të ndihmoj skuadrën dhe të jap maksimumin për këtë klub.

Ky nuk është roli im natyral, por e kam për detyrë të ndihmoj skuadrën dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për Realin”, përfundoi Camavinga.

 

MARKETING