S’ka finale El Clasico, Reali e Barça do të takohen në gjysmëfinale të Kupës

S’ka finale El Clasico, Reali e Barça do të takohen në gjysmëfinale të Kupës

Këtë vit nuk do ta shohim një El Clasico në finale të Copa del Rey.

MARKETING

Description of image

Në fakt, në shortin e hedhur sot është vendosur që Real Madridi dhe Barcelona të përballen në mes vete në gjysmëfinale të kësaj gare.

Loja e parë do të luhet më “Santiago Bernabeu” më 1 ose 2 mars.

Kurse, loja e kthimit do të zhvillohet mes 4 dhe 6 prill.
Pra, ajo që konsiderohet si përballja më e madhe në botë e klubeve do të jetë pjesë e gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.

E gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos.

MARKETING