Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

Ekipet e shpëtimit grekë po kërkojnë për dy pilotët e avionit luftarak F-4 që u rrëzua në detin Jon pranë Greqisë perëndimore të hënën, njoftoi televizioni shtetëror.

Avioni, i cili ishte në një fluturim stërvitor, u rrëzua 25 milje detare (46 kilometra) në jug të aeroportit Andravida në gadishullin e Peloponezit.

Mediat raportuan se dy pilotë ishin hedhur nga avioni, por autoritetet nuk mund ta konfirmonin këtë informacion.

Greqia bleu për herë të parë avionë luftarakë F-4 ose Phantom të prodhimit amerikan në 1974.

Orë pas rrëzimit u publikuan dhe pamjet e para të mbetjeve të avionit.

Kujtohet nga media greke se avioni po kryente “lundrim të ulët”, pra një fluturim me limit minimal 300 këmbë.

MARKETING