“E ardhmja e Serisë A është në rrezik”, shpërthen Elkan: Do ta mbrojmë Juven me çdo kusht
Dënimi drejt Juventusit për t’i hequr 15 pikë nga renditja në Serinë A për shkak të plusvalencave duket se është ende në krye të diskutimeve në Itali.
Gjatë përkujtimit të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Xhiovani Anjelit, pronari i ri i Juventusit, Xhon Elkan, është shprehur se kjo gjë që i është bërë gjigantëve italian është një padrejtësi e dukshme.
“Ne do të mbrojmë interesin e fansave të Juves dhe atyre që duan futbollin me çdo kusht. E ardhmja e Serisë A është në rrezik këtu. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me qeverinë në mënyrë që të ndërtojmë një futboll sa më të qëndrueshëm”, u shpreh Elkan.