-15 pikë në klasifikim, reagon Juventus: Ndihemi të pabarartë para klubeve të tjera

-15 pikë në klasifikim, reagon Juventus: Ndihemi të pabarartë para klubeve të tjera

Gjykata Federale e Apelit vendosi që Juventus të penalizohet me minus 15 pikë në klasifikimin aktual të Serisë A. Një dënim që vjen pas falsifikimeve në të ardhura, me drejtuesit e vjetër bardhezi që pasqyronin një bilanc fiktiv nga ai reali, pikërisht për të shmangur penalizimet nga Fair Play financiar.

Ndërkohë, pas dënimit nëpërmjet një komunikate reagoi edhe klubi i Juventus që i mëshon fort faktit se nuk janë klubi i vetëm në Itali që bëjnë të tilla manovra ndërsa theksohet edhe në reagimin e torinezëve se tashmë ata ndihen të pabarartë në përballë klubeve të tjera të Serisë A.

“Pranimi i ankesës nga ana e Gjykatës Federale të Apelit na duket se përbën një trajtim të pabarabartë në dëm të Juventus dhe drejtuesve krahasuar me klubet e tjera. Presim të lexojmë me kujdes arsyet e paraqitjes së ankesës para Kolegjit të Garancisë së Sporteve. Besojmë se kjo është një padrejtësi e qartë edhe ndaj miliona tifozëve, që besojmë se së shpejti do të korrigjohet në shkallën tjetër të gjykimit”, mbyllej deklarata e Juventus.

Ndërkohë, pas vendimit për të penalizuar Juventus me minus 15 pikë, një nga lojtarët e parë që reagoi ishte Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi shprehet se skuadra ka nevojë edhe për tifozët në këtë moment të vështirë duke theksuar nevojën për të qenë një skuadër e bashkuar në këtë moment të vështirë për klubin.

MARKETING