Edhe Messi pas Ronaldos në Arabi? Ja si qëndron e vërteta

Edhe Messi pas Ronaldos në Arabi? Ja si qëndron e vërteta

“Për momentin nuk dimë asgjë për një transferim të mundshëm të Leo Messit, megjithëse nuk e fsheh faktin që, ne, si Federatë Saudite, do të donim ta kishim një ditë në Ligën Kombëtare”.

Këto janë fjalët e Ibrahim Alkassim, Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Saudite të Futbollit, në një intervistë dhënë për prestigjiozen “Marca”.

Numri dy i futbollit saudit u përgjigjet në këtë mënyrë zërave për transferimin e mundshëm të argjentinasit në një skuadër saudite.

“Ideja e Federatës është gjithmonë të përmirësojë futbollin tone dhe sigurisht që ne do të dëshironim t’i shihnim përsëri Cristianon dhe Messin në të njëjtën Ligë, por e vërteta është se ne nuk dimë asgjë tani”.

Leo Messi dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë marrë asnjë ofertë nga Arabia Saudite apo nga MLS e Shteteve të Bashkuara. Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i “Pleshtit”, ka në tavolinë vetëm një propozim: rinovimin e kontratës me PSG-në.

Bisedat mes klubit dhe babait të lojtarit kanë avancuar, kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit që të bëhet njoftimi zyrtar.

MARKETING