Interi fiton Superkupën e Italisë, u tregua superior ndaj Milanit

Interi fiton Superkupën e Italisë, u tregua superior ndaj Milanit

Interi ka treguar fuqinmë në përballje me kampionin në fuqi të Italisë, Milani, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0.
Finalja e Superkupës së Italisë është zhvilluar në stadiumin “King Fahd International” në Riad të Arabisë Saudite.

Dy rivalët e përbetuar, të një qyteti por Interi kësaj radhe ka treguar forcën dhe shtyp me lojë e rezultat Milanin.

closevolume_off
Qysh në 45 minutat e parë u pa qartë se trofeu do të shkojë në vitrinat e zikaltërve,

Në minutën e 10-të, një veprim i shpejt përfundoi me gol, të cilin e ka realizuar Federico Dimarco.
Boshnjaku Edin Dzeko në formë të mirë, me zgjuarsi mashtroi një mbrojtës dhe nga afërsia shënoi në shtyllën e dytë përkatësisht të majtë për 2:0 pikërisht në minutën e 21-të.

Argjentinasi Lautaro Martinez në minutën e77-të, i dha goditje përfundimtare Milanit, 3:0.

Shqiptari Kristijan Asllani u paraqit nga minuta e 84-të për Interin dhe festojnë trofeun e parë për vitin 2023.

Djelmoshat e trajnerit Inzaghi shënuan fitore të thellë dhe fituan trofeun e Superkupës së Italisë, ndërsa trajneri i Milanit, Pioli, i mërzitur lëshoi fushën nga kjo humbje e thellë.

MARKETING