Atletico Madrid merr vetëm barazim kundër Almerias
Atletico Madrid vazhdon me hap prapa në La Liga. Ata kanë ndarë pikët me Almeria, pas barazimit 1:1.
Angel Correa në minutën e 18` e shënoi golin e vetëm për ‘rojiblancos’. Teksa, për barazimin e rezultatit u përkujdes El Bilal Toure në minutën e 37`. Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1.
Ndërsa në pjesën e dytë Atletico nuk arritën të bëjnë asgjë, përveç që morën një karton të kuqë.
Ishte Sergio Reguilon që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda katër minutave. Kështu duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë nga minuta e 89`. Me këtë barazim Atletico pozicionohen në vendin e katërt me 28 pikë. Kurse, Almeria ndodhen në vendin e 13 me 18 pikë gjithsej.