Ndërron jetë bashkëshortja e trajnerit, skuadra refuzon të dalë në fushë!

Ndërron jetë bashkëshortja e trajnerit, skuadra refuzon të dalë në fushë!

Një leksion jete mund të konsiderohet ai që vjen nga Franca, aty ku skuadra e Caen në Ligue 2 refuzoi të zbresë në fushë për ndeshjen e së shtunës ndaj Sochaux për arsye se bashkëshortja e trajnerit Stéphane Moulin, ndërroi jetë. Varrimi do të kryhet të shtunën (ditën e ndeshjes) teksa lojtarët të gjithë së bashku morën vendimin për të qëndruar pranë teknikut të tyre dhe të jenë të pranishëm në funeral duke “braktisur” fushën e lojës.

Klubi i Caen kontaktoi menjëherë me Federatën Franceze të Futbollit si dhe me rrjetin e “Bein Sports” që ishin dakord që ndeshja të shtyhej. Por, ata që dolën kundër dhe në mënyrë të pakuptimtë ishte klubi i Sochaux që u justifikuan me faktin se ndeshja duhej luajtur për arsye sigurie. Megjithatë, ky regim shkaktoi irritimin e klubit të Caen dhe më saktë presidentin Pierre-Antoine Capton.

“Një sjellje patetike, futbolli është një lojë skuadre dhe skuadrat në brendësi janë si një familje. Por, për fat të keq, duket se dikush e ka harruar këtë” ishin fjalët e Pierre-Antoine Capton. Gjithsesi, më vonë, edhe te Sochaux reflektuan dhe pranuan shtyrjen e sfidës e cila është përcaktuar të zhvillohet më datë 20 janar në orën 18:30.

MARKETING