Barça mposht Betisin në “ruletën” e penalltive, në finale përballë Realit

Barça mposht Betisin në “ruletën” e penalltive, në finale përballë Realit

Marc Andre ter Stegen kualifikon Barcelonën në finale të Superkupës së Spanjës, ku gjen Realin e Madridit. Portieri gjerman u tregua fantastik në goditjet e 11-metërshave (priti dy), pasi koha e rregullt dhe shtesa (dy pjesë na 15 minuta) përfunduan barazim 2-2.

Goditjet e penalltive:

Për Barçën shënuan Lewndowski dhe Ansu Fati, ndërsa skuadra andaluze barazoi dy herë me Fekir dhe Moron. Barcelona merr epërsinë përballë Betisit të Sevillas ën gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, në Stadiumin Ndërkombëtar King Fahd të Riadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite).

Një kundërsulm i shpejtë i “blaugranave” në minutën e 40-të u përmbyll me goli nga Robert Lewandowski, por merita kryesore shkon për Dembelenë, që me shmangien e një kundërshtari krijoi hapësira për sulmuesin polak.

Më herët, shënoi edhe Pedri, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik të Raphinas në ndërtimin e aksionit.

Betisi ia del, pas shumë përpjekjesh, të gjejë golin e barazimit me Fekir (77′), pas pasimit të zgjuar të Luiz Henriques.

Reago shumë shpejt Barça, me Leandowskin që realizon të dytin personal, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Sapo nisi pjesa e parë shtesë, Ansu Fati realizoi një gol fantastik me një gjysmëkthesë, nga jashtë zonës.

E pabesueshme çfarë ndodh në Riad, Betisi barazon me Moron me një goditje të bukur me takë, 2-2.

 

MARKETING