Nënkryetari i LSDM-së: Më shumë gjasa ka të ndodhin ndryshimet kushtetuese se sa të ketë zgjedhje
Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, në një intervistë sa i përket ndryshimeve kushtetuese, vlerësoi se është shumë më realiste të bëhen ndryshime kushtetuese dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai potencoi se ka më shumë gjasa të ketë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese sesa të ketë 61 deputetë për lëshimin e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.
“Është më e logjikshme që deputetët të ndryshojnë mendje dhe të votojnë për rrugën eurointegruese, të mbeten si njerëz që kanë bërë mirë dhe diçka thelbësore për shtetin, se sa deputetët nga shumica qeveritare të votojnë për shpërbërjen e kuvendit”, ka thënë Bogoev, për Sloboden Peçat.