Pezullohet Le Graët, në krye të federatës franceze vendoset Diallo

Pezullohet Le Graët, në krye të federatës franceze vendoset Diallo

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, i cili u mblodh me urgjencë sot, vendosi pezullimin e përkohshëm të Noël Le Graët nga detyra e tij si president.

Le Graët do të bëjë një hap prapa të paktën deri në publikimin e auditimit të kërkuar nga Ministria e Sportit për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera të brendshme në FFF.

Ashtu siç parashikohet nga statuti, zëvendëspresidenti Philippe Diallo do të jetë president i përkohshëm.

MARKETING