VMRO-DPMNE: Takimi i Tiranës nuk do t’i shpëtojë nga humbja katastrofike zgjedhore

VMRO-DPMNE: Takimi i Tiranës nuk do t’i shpëtojë nga humbja katastrofike zgjedhore

Takimi i Tiranës dhe zbatimi i agjendave të huaja, sipas VMRO-DPMNE-së së Mickoskit, nuk mund t’i shpëtojë nga humbja LSDM-në dhe Kovaçevskin në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

“Heshtja e plotë nga ana e LSD-së për takimin në Tiranë është vetëm një tjetër dëshmi se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij. Ky takim është pikërisht me kërkesën e Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit dhe në këmbim të realizimit të agjendave të tjera në dëm të Maqedonisë. Paniku dhe frika e LSD-së dhe BDI-së për mbijetesën e pushtetit të tyre është evident, sepse po e humbasin me shpejtësi besimin e qytetarëve, prandaj u duhej ky takim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti, pyesin Kovaçevskin nëse sërish do të marrin ndonjë marrëveshje të dëmshme nga takimi në Tiranë e që sipas VMRO-së, LSDM do t’i pranojë vetëm për të shpëtuar karrierën e tyre.

MARKETING