PROMOVOHET LIBRI I HISTORIANIT QERIM LITA NË NJU XHERSI

PROMOVOHET LIBRI I HISTORIANIT QERIM LITA NË NJU XHERSI

Me datë 24 dhjetor të vitit që lamë pas “Qendra Myslimane Shqiptare Amerikane” për Nju Xhersi dhe Nju Jork realizoi promovimin e librit “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974” të historianit nga Shkupi Dr. Qerim Lita botuar nga ShB Logos-A.
Në këtë ngjarje u përfshinë personalitete të ndryshme nga jeta kulturore dhe fetare, njerëz të biznesit si dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptarë në ShBA. Të pranishmëve në cilësinë e nikoqrit iu drejtuar veprimtari nga Shkupi Dr. Rufat Halili i cili ndër tjerash uroi autorin dhe çmoi lartë punën intelektuale që ai kryen. Madje ai, theksoi rëndësinë që kjo Qendër ka luajtur në promovomin e personaliteteve dhe aktiviteteve me karakter kombëtar dhe patriotik. Moderuesi i këtij promovimi prof. Midhat Gashi potencoi që, “në këtë libër kemi një memorie që e kemi harruar.”
Në kaudër të këtij organizimi aq fisnik pjesëmarës ishte edhe historiani Muharem Dezhgiu i i cili pasi vlerësoi punën e Dr. Litës vuri në dukje se, “është, për të ardhur keq që nëpërmjet këtij libri, të mësojmë kaq vonë të vërtetën edhe për ato figura dhe personalitete që janë vlerësuar dhe idealizuar, nga regjimi sllavo komunist, ndërkohë, që ata të cilët dhanë kontribut historik u atemuan, dënuan dhe u “fshinë” nga historia ideologjike”.
Ndërkaq imami pranë “Qendrës Myslimane Shqiptare Amerikane” për Nju Xhersi dhe Nju Jork, Muhamed Osmani duke iu referuar punës së Dr. Litës tha “për neve që jemi nga Maqedonia e Veriut, sa të përmendet emri i Qerim Litës, ne e dimë sakt se kush është ai, çfarë ka bërë, çfarë nami hulumtues shkencor e intelektual ka.” Pas përfundimit të promovimit të pranishmëve iu shtrua një koktej rasti me çrast pjesëmarrësit patën mundësi që të bashkëbisedojnë.

MARKETING