Shkëndija nuk ndalet. transferon edhe Nasko Milev

Shkëndija nuk ndalet. transferon edhe Nasko Milev

Shkëndija ka zyrtarizuar afrimin e katërt në merkaton e dimrit. Kuqezinjtë nga Tetova kanë forcuar majën e sulmit me Nasko Milev.

26-vjeçari nga Plovdiv, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaret U19 dhe U21 të Bullgarisë, vjen nga lituanezët e Panevezys.

Milev ka luajtur edhe me Dziugas në Lituani, ndërkohë që në Bullgari ka veshur fanellat e Slavia Sofia (fitoi Kupën në vitin 2018), Lok Sofia, Botev Plovdiv dhe Vitosha.

Drejtuesit e klubit shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, ranë dakord me lojtarin për të firmosur një kontratë që do i mbajë bashkë deri në verën e vitit 2024.

Ky është një prej klubeve më të mira në Ballkan dhe për mua është nder të vij këtu e të luaj për Shkëndijën. Është klub me tifozeri fantastike, klub me traditë, histori, klub që ka qëllime të mëdha.

Vij me dëshirë dhe besim për të ndihmuar klubin të realizojë ambiciet e tij. Besoj me gola të ndihmoj ekipin të kapë vendin e parë në renditje”, u shpreh Milev.

Sulmuesi është përforcimi i katërt i Shkëndijës pas Metodi Maksimov (sulmues i djathtë), Kamer Qaka (mesfushor) dhe Mustafa Mujezinovic (mesfushor).

 

MARKETING