Mickoski fajëson Qeverinë: Për dy ditë shpenzuan 73 milionë denarë për import të energjisë elektrike

Mickoski fajëson Qeverinë: Për dy ditë shpenzuan 73 milionë denarë për import të energjisë elektrike

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski pretendon se për dy ditë janë shpenzuar 73 milionë denarë për import të energjisë elektrike. Kreu opozitar deklaroi se në këtë mënyrë po vazhdon importi i energjisë elektrike edhe në vitin që kemi hyrë.

“Qeveria ‘heroike’ BDI/LSDM vetëm për dy ditë shpenzoi gati 73.000.000 denarë për import të rrymës. Nuk ka asgjë nga skenari fillestar, transformatori në Manastir ende nuk është në funksion, Osllomej nuk punon, hidrocentralet janë në nivelin më të ulët. Prandaj vazhdojnë provizionet paraprake. Tenderat “heroikë” në katër sy lulëzojnë. Do të ketë përgjegjësi. Dita po vjen”, ka shkruar Mickoski në rrjetet sociale. /SHENJA/

MARKETING