“E pamundur”, Ancelotti i kërkon “mjeshtrit” të Realit të mos tërhiqet

“E pamundur”, Ancelotti i kërkon “mjeshtrit” të Realit të mos tërhiqet

Toni Kroos mund të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit, por Carlo Ancelotti, si shumë tifozë të Realit dhe futbollit, shpresojnë që mesfushori gjerman të vazhdojë edhe për ndonjë sezon tjetër.

32-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Europës dhe Spanjës, ndërkohë që do të mendohet gjatë dhe muajin e ardhshëm do të vendosë rreth së ardhmes.
“Si një tifoz dhe një person i apasionuar pas futbollit, unë e kam të pamundur të mendoj se Toni mund të tërhiqet nga futbolli. Kjo është arsyeja pse shpresoj të vazhdojë me Real Madridin”, u shpreh tekniku italian.

Kroos është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2014 dhe deri tani ka fituar plot 17 trofe me skuadrën më të titulluar në planet, ku bien në sy katër Champions League.

MARKETING