8 muaj negociata sekrete mes UEFA-s dhe Superligës, ja ndryshimet që do t’i bëhen Champions-it

Superliga ka prezantuar një projekt për të revolucionarizuar futbollin europian, sipas “Mundo Deportivo”, pas 8 muajsh takime sekrete midis UEFA, kompanisë A22 dhe klubeve simbol, Real Madrid e Barcelona. Kohët e fundit është diskutuar largimi i Barçës nga projekti, pasi Champions League e re adreson shumë shqetësime të mëparshme dhe marrëdhëniet me UEFA[1]n janë përmirësuar. Propozimi përfshin dy elementë kryesorë: krijimin e një platforme globale falas, UNIFY, për transmetimin e ndeshjeve dhe ristrukturimin e Champions League. 36 skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes së UEFA-s, ku 18 të parat do të luajnë ndeshje të nivelit të lartë, ndërsa 18 të tjerat do të kenë sfida më të balancuara. Faza e eliminimit direkt do të ndryshojë: 8 të parat e Grupit 1 kalojnë direkt në 1/8-at, ndërsa të tjerat dhe më të mirat e Grupit 2 do të luajnë “play off”. Qëllimi është që të rritet cilësia e ndeshjeve që nga raundet e para, duke ofruar mundësi për klubet me renditje më të ulët. UNIFY do të ketë version falas me reklama dhe Premium pa ndërprerje.