33 palestinezë të vr’arë në sul’met ajrore izraelite në disa shtëpi në veri të Gazës

33 palestinezë të vr’arë në sul’met ajrore izraelite në disa shtëpi në veri të Gazës

Të paktën 33 palestinezë të premten mbrëma u vranë dhe 85 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite mbi shtëpitë në veri të Rripit të Gazës, sipas autoriteteve lokale, transmeton Anadolu.

Mohammad Salha, drejtor i Spitalit Al-Awda, tha për Anadolu se sulmet ajrore izraelite shënjestruan një numër shtëpish palestineze në zonën Tel al-Zaatar, në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia.

Ai vuri në dukje se ende ka njerëz të zhdukur nën rrënojat e shtëpive, ndërsa ambulancat nuk janë në gjendje të arrijnë në zonë nga frika se do të jenë në shënjestër të ushtrisë izraelite.

Autoritetet lokale të Gazës thanë se në mesin e viktimave ka 21 gra dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet mes shërbimeve të dobëta shëndetësore në Gazën veriore nën rrethimin dhe sulmet izraelite.

Për të 14-n ditë radhazi, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën e saj në veri të Gazës, me fokus në Jabalia dhe kampin e saj.

Zona është nën një rrethim gjymtues dhe bombardime të vazhdueshme, me shtëpitë që janë shkatërruar mbi banorët.

Ky është operacioni i tretë tokësor që ushtria izraelite ka kryer në kampin Jabalia që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.

Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga tetori i vitit të kakluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 42.500 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 99.500 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e Gazës, krahas bllokadës së vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

MARKETING