30 kilometra brenda Rusisë – Ukraina thotë se po e shtyn luftën në territorin e agresorit

30 kilometra brenda Rusisë – Ukraina thotë se po e shtyn luftën në territorin e agresorit

MARKETING

Trupat ukrainase kanë avancuar 30 kilometra brenda Rusisë, në sulmin më të thellë dhe kyç që kur Moska nisi pushtimin në Ukrainë më 2022.

MARKETING

Sample Image

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e saj janë përballur me trupat ukrainase afër fshatrave Tolpino dhe Obshchy Kolodez, ndërsa ofensiva në rajonin Kursk ka hyrë në ditën e gjashtë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e ka akuzuar Kievin për “frikësim të popullsisë paqësore të Rusisë”.

Gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pohuar sulmin për herë të parë, duke thënë se Ukraina po e shtyn luftën në “territorin e agresorit”.

“Ukraina po dëshmon se mund ta rivendosë drejtësinë dhe të sigurojë presionin e nevojshëm ndaj agresorit”, ka thënë ai.

MARKETING