3 pasagjerë të anijes turistike të transportuar me helikopter në Turqi testohen negativ për hantavirus

3 pasagjerë të anijes turistike të transportuar me helikopter në Turqi testohen negativ për hantavirus

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë ka bërë të ditur se tre shtetasit e fundit që ndodheshin në një anije turistike ndërkombëtare kanë rezultuar negativë për hantavirus, pasi u transportuan në Turqi me ambulancë ajrore, transmeton Anadolu.

Ministria turke tha se tre qytetarët u transferuan në Turqi me ambulancë ajrore nga anija ndërkombëtare dhe u vendosën nën monitorim të ngushtë dhe izolim.

Ministria theksoi se, ashtu si dy personat e mëparshëm që kishin hyrë në vend, janë marrë mostrat e nevojshme edhe ndaj tre qytetarëve të fundit.

“Rezultatet e testit të tre qytetarëve u konfirmuan negative dhe ata do të qëndrojnë në karantinë për periudhën e rekomanduar”, tha ministria.

Ajo shtoi se ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë po vlerësojnë vazhdimisht gjendjen e tyre klinike dhe po monitorojnë nga afër shëndetin e tyre.

“Nuk janë vërejtur shenja apo simptoma klinike deri tani tek asnjë nga pesë individët nën vëzhgim. Procesi po ndiqet me kujdes dhe në mënyrë të detajuar nga ministria jonë”, thuhet më tej.

MARKETING