26 të vrarë në dy sulme me bombë para zgjedhjeve në Pakistan (fotot)

26 të vrarë në dy sulme me bombë para zgjedhjeve në Pakistan (fotot)

Dy bomba të shpërthyera sot, nje në zyrën e një partie politike dhe një tjetër në zyrën e një kandidati të pavarur në jugperëndim të Pakistanit, kanë vrarë të paktën 26 njerëz dhe kanë plagosur 50 të tjerë, një ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Dhuna e pazakontë elektorale e këtij viti në Pakistan vjen pas arrestimit për korrupsion të liderit kryesor opozitar, ish-kryeministrit Imram Khan, partia e të cilit e konsideron sulmin politik.

Tragjedia e sotme nisi me sulmin në zyrat elektorale në Pishin në rajonin e trazuar të Balochistan, duke vrarë 15 njerëz e duke plagosur 30 të tjerë sipas autoriteteve.
Më pak se një orë më vonë një tjetër shpërthim goditi zyrën e partisë konservatore Jamiat Ulema-e-Islam (JUI-F) në Qilla Saifullah, gjithashtu në Balochistan ku të paktën 11 njerëz u vranë dhe po aq u plagosën.

“Të penduarit janë shumë dhe po i dërgojnë në spitalet e qendrës së provincës Quetta, me helikopter,” tha Yasir Khan Bazai, kreu i policisë vendase.

Asnjë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet por në mitingjet e partisë JUI-F ka pasur vitin qe shkoi dy sulme vetëvrasëse, që më pas u pretenduan nga Shteti Islamik.

Sulmet e sotme erdhën megjithë angazhimin e gjerë të dhjetra mijëra forcave të rendit në qytetet e Pakistanit për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Edhe më 30 janar, një grup militant separatist në Balochistan sulmoi një pikë të forcave të sigurisë duke vrarë gjashtë njerëz, sipas autoriteteve.

Ministri i brendshëm i përkohshëm i Balochistan, Muhammad Zubair Jamali, tha se 80% e qendrave të votimit të rajonit janë shpallur ‘të ndjeshme’ për nga siguria.

Nawaz Sharif, kreu i partisë PML-N i cili konsiderohet si në avantazh për zgjedhjet e të enjtes, dënonte sulmet. “Këto sulme të pista terroriste disa orë par zgjedhjeve, nuk do të trembin frymën tonë të avancimit”, tha ai.

MARKETING