24-vjeçari arrestohet në Petrovec, dyshohet se ka tërhequr nënën me veturë për rreth 20 metra

24-vjeçari arrestohet në Petrovec, dyshohet se ka tërhequr nënën me veturë për rreth 20 metra

Një incident i rëndë ka ndodhur në Komunën e Petrovecit, ku një 24-vjeçar dyshohet se ka sulmuar nënën e tij duke e kapur nga dritarja e veturës dhe duke e tërhequr për rreth 20 metra. Rasti është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Description of image

Sipas MPB-së, më 25 korrik 2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.D. (24) nga një fshat i Shkupit.

Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në një fshat të Komunës së Petrovecit, përmes dritares së hapur të automjetit “Fiat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, ka kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e ka tërhequr me automjet për rreth 20 metra, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në institucionin publik shëndetësor “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MARKETING