24 kursistë nga Maqedonia e Veriut në kuadër të FOCIC vijojnë kursin e avancaur të gjuhës arabe në Stamboll

Fondacioni për Civilizim Islam – FOCIC, në kuadër të programit të kurseve të gjuhës arabe dërgoi 24 kursistë për të vijuar kursin intenziv 3 javor në nivele të avancuara në Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisē – AKDEM.
Hapja solemne e këtij projekti u bë në praninë e përfaqësuesëve të Akdemisë nga drejtori arsimor Dr. Ahmed er-Ruhban, koordinatorit Dr. Kemalettin Xhafer, mësimdhënësve prof. Zeynep Say dhe prof. Mazin al-Ahmed, si dhe Koordinatorit të kurseve të gjuhës arabe prof Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini.
Pas takimit, kursistët i’u nënshtruan provimit për vlersimin e niveleve përkatëse. Programi do të realizohet 6 ditë në javë në një periudhë 3 javore. Kursin do ta ndjekin 24 kursistë, dhe realiozohet për herë të dytë falë mbështetjes së Fondacionit për Civilizim Islam – FOCIC.

Nivelet fillestare te kursit te gjuhës arabe realizohen ne Maqedoni, kurse nivelete e avancuara ne Stamboll me mësimdhës arab të specializuar për mësimin e gjuhës arabe.

MARKETING