216 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë

216 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 gjoba, nga të cilat 67 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë gjoba për ngasje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur 19 masa për parakalim të paligjshëm të automjeteve, gjashtë sanksione për folie të pacertifikuara (xhama të lyer)”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING