20 ndeshje pa pësuar asnjë gol, Ter Stegen barazon rekordin e Jan Oblak

20 ndeshje pa pësuar asnjë gol, Ter Stegen barazon rekordin e Jan Oblak

MARKETING

Barcelona po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, me skuadrën e Xavi Hernandez që në fundjavë triumfoi ndaj Elche-s, duke e çuar në katër numrin e fitoreve radhazi dhe tashmë kryeson me 71 pikë.

MARKETING

Sample Image

12 pikë është diferenca midis katalanasve dhe vendit të dytë, Real Madrid, kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i sezonit.

Përveç faktit që Barcelona po marshon drejt titullit kampion, katalanasit krenohen edhe me faktin se kanë mbrojtjen më të mirë me vetëm 9 gola të pësuar, mbrojtja më e mirë në kontinent.

Marc-Andre ter Stegen gjithashtu po shijon një super sezon në aspektin personal.

Portieri gjerman, këtë fundjavë regjistroi ndeshjen numër 20 pa pësuar gol në këtë edicion, duke pësuar në vetëm 7 ndeshje.

30-vjeçari barazoi kështu numrat e vendosur në sezonin 2018-2019 nga portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, ndërsa rekordi absolut në La Liga mbahet nga Francisco Liano në sezonin 1993-1994 në kohën kur luante me Deportivo La Coruna, me portierin spanjoll i cili koleksionoi 26 ndeshje pa pësuar gol.

11 ndeshje nga fundi dhe tani Marc-Andre ter Stegen do të provojë të vendos një rekord të ri, kjo pasi Barcelona sheh përpara një kalendar të favorshë

MARKETING