19 vjeçari ka përplasur një grua për vdekje në Çair, MPB me detaje për aksidentin e djeshëm
Një grua e moshës 69 vjeçare (N.P) është gruaja e cila ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair
Sipas policisë, rasti tek ata është denoncuar në orën 18:40 minuta.
Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB – Shkup”, thonë nga MPB.