169 shoferë të gjobitur në Shkup, 49 për vozitje të shpejtë
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 49 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për mosrespektim të përparësisë.
“Katër gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.