156 shoferë të gjobitur në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

156 shoferë të gjobitur në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 156 gjoba, nga të cilat 22 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

“Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për mosdhënien e përparësisë për këmbësorët, pesë sanksione për shofer fillestar”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga

MARKETING