141 gjoba në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë

141 gjoba në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 141 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 51 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe tre të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

MARKETING