13 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, tetë prej tyre pa patentë

13 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, tetë prej tyre pa patentë

Trembëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Description of image

Sipas MPB-së, tetë prej shoferëve kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Katër raste janë evidentuar në Shkup, ndërsa nga një rast në Kumanovë, Tetovë, rajonin e Likovës dhe Kërçovë.

Një shofer në Kavadar është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Veles një tjetër ka drejtuar automjetin pavarësisht masës së ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.

Policia ka privuar nga liria edhe një shtetas të Turqisë dhe një shtetas të Ukrainës. Ata janë kapur duke drejtuar automjetet me shpejtësi dyfish më të madhe se shpejtësia e lejuar – njëri në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, ndërsa tjetri në autostradën Shkup–Veles.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, gjatë kohës kur kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit apo nën ndikimin e alkoolit.

MARKETING