100 shoferë të gjobitur në Shkup
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.01.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, ndër të cilat shtatë sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri sanksione për automjete të paregjistruara.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.