1.846 magjistrat dhe 215 doktora shkence, gjatë vitit 2024 RMV ka shënuar rritje të personave me grada shkencore

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2024 titullin Magjistër të shkencave dhe specialistë e kanë fituar gjithsej 1 846 persona, prej të cilëve 1 550 ose 84% janë magjistra dhe 296 ose 16% specialistë. Numri i magjistrave dhe specialistëve, krahasuar me vitin 2023, është rritur për 0,9%.
Pjesëmarrja e femrave magjistre në numrin e përgjithshëm të personave që kanë marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave në vitin 2024 është 61.6%.
Në vitin 2024, numri më i madh i temave të magjistraturës, 644 ose 41,5%, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 19,8% janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë, pasuar nga shkencat sociale me 12.6% dhe pjesa tjetër të fushave janë me përqindje më të ulët përfaqësimi.
Ndërkohë, në vitin 2024, titullin doktora shkence kanë fituar 215 persona, që paraqet rritje për 23.6 % krahasuar me vitin 2023.
Numri më i madh i personave, 22.4 % doktoruan në fushën e shendetësisë dhe mbrojtje sociale, më pas 16.7% në arte dhe shkenca humane, vijojnë biznesi, administrata dhe drejtësia 14.4%, shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni 11.6% ndërsa pjesa tjetër e fushave kanë përqindje më të ulët përfaqësimi.
Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë doktoruar gjatë vitit 2024, 106 ose 49.3 % e tyre janë gra.