Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale, por mëngjesi i freskët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Enti Hidrometeorologjik njofton se ditët e fundjavës do të vazhdojnë të jenë me diell me mëngjese të freskëta, por do të jetë relativisht i ngrohtë gjatë ditës.

Gjatë natës së së hënës nga veriu do të fillojë të depërtojë një masë ajri e ftohtë, e ndjekur nga erë e fortë veriore dhe rënie e ndjeshme e temperaturës, sidomos në pjesët veriore të vendit. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos ditën e martë.

MARKETING