Zyrtarja amerikane: Jap dorëheqje, si hebre refuzoj bashkëpunimin e Bidenit në shkatërrimin e Gazës!

Zyrtarja amerikane: Jap dorëheqje, si hebre refuzoj bashkëpunimin e Bidenit në shkatërrimin e Gazës!

Lily Grinberg është bërë hebre e parë e cila ka dhënë dorëheqje nga administrata amerikane për shkak krimeve në Gaza.
Ajo ka deklaruar se nuk ka mundur të rijë duarkryq dhe të shoh se si shefi i saj, pra presidenti amerikan Joe Biden, të justifikon krimet dhe vrasjet në Gaza me sigurinë e hebrenjve.
Grinberg për “The Guardian”, përcjell SHENJA, ka thënë se vendimi i saj është i rëndë, por më se i nevojshëm dhe urgjent.
Lily Greenberg, ka deklaruar se ajo punoi shumë për fitoren e kësaj administrate, fillimisht si organizatore e fushatës për Zëvendës Presidentin Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 dhe më pas në zgjedhjet e përgjithshme në Arizona, duke shtuar: “Por tani, siç po shikoj Bashkëfajësia e SHBA-së në masakrën e vazhdueshme të palestinezëve në Gaza, shoh se, në kohë terrori të madh, shumë njerëz të fuqishëm kanë zgjedhur të mos bëjnë asgjë”.
Sipas saj, presidenti Biden kundërshton thirrjet për një armëpushim të përhershëm, fundin e ndihmës për Izraelin, garancitë diplomatike për lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, fundin e rrethimit të Gazës dhe përpjekjet për t’i dhënë fund regjimit të aparteidit të përhapur në Tokën e Shenjtë.
Për shkak të gjithë kësaj, Greenberg pohoi: “Në këtë moment, ish-shefi im është personi që më bën të ndihem më i pasigurt si një hebre amerikan”.

MARKETING