Zyrtarizohet data, ja kur do luhet El Clasico e parë e këtij sezoni në La Liga
El Clasico midis Real Madridit dhe Barcelonës është gati të dhurojë spektakël edhe për këtë sezon. Tashmë është e konfirmuar, El Clasico e parë e La Ligas për këtë vit do të zhvillohet më 26 tetor. Takimi do të zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe do të fillojë prej orës 16.15.
MARKETING
Për momentin, Real Madridi kryeson tabelën e La Ligas me një ecuri perfekte, duke grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshje.
Barcelona, e cila ka luajtur një ndeshje më pak, është e dyta me 13 pikë.

