Zyrtarizohen dy ndeshjet Shkëndija – FCSB, në raundin e dytë të UEFA Champions League

Zyrtarizohen dy ndeshjet Shkëndija – FCSB, në raundin e dytë të UEFA Champions League

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, me sukses e kaloi pengesën e parë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Pas fitores me rezultat të përgjithshëm 2:1 ndaj The New Saints nga Uellsi, kuqezinjtë tani do të përballen në raundin e dytë kualifikues me gjigantin rumun dhe ish-kampionin europian, FCSB (Steaua Bukuresht).

UEFA tashmë ka përcaktuar edhe datat dhe oraret për këtë përballje: Ndeshja e parë zhvillohet më 22 korrik (e martë) në ora 20:00, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Ndeshja e kthimit luhet më 30 korrik (e mërkurë) në ora 19:30, në stadiumin “Steaua” në Bukuresht.

Nga kampi i Shkëndijës bëjnë të ditur se së shpejti do të dalin në shitje biletat për sfidën e parë në shtëpi ndaj një emri të madh të futbollit europian.

MARKETING