Zyrtarisht lëshohet flet-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevski-Palço
Edhe zyrtarisht është lëshuar flet arrest ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço, cili është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, njofton SHENJA.
“Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /SHENJA/